Liderët institucionalë dhe politikë në Kosovë urojnë besimtarët për Pashkët
Këtë vit, Pashkët po festohen në një datë të vetme nga të gjithë të krishterët në botë – katolikë, ortodoksë dhe protestantë – e bashkë me ta edhe besimtarët shqiptarë, kudo që ndodhen. Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e krishterë, udhëheqësit më të lartë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë kanë përcjellë…

Lajme
Këtë vit, Pashkët po festohen në një datë të vetme nga të gjithë të krishterët në botë – katolikë, ortodoksë dhe protestantë – e bashkë me ta edhe besimtarët shqiptarë, kudo që ndodhen.
Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e krishterë, udhëheqësit më të lartë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë kanë përcjellë urimet e tyre për paqe, dashuri dhe reflektim.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në urimin e tij me rastin e Pashkëve, tha se kjo ditë është më shumë se një festë – është një ftesë për reflektim, rilindje dhe shpresë.
“Ta duam njëri-tjetrin dhe atdheun në pambarim. Ta kemi shpresën të madhe sa dëshirat. Ta mbrojmë dritën siç e mbrojmë veten… Qoftë kjo festë e Pashkëve e mbarë për të gjithë, për familjet e besimtarëve, për shqiptarët që mbrëmë i ndezën dritat e besimit në kishë, e sot kremtojnë në familjet e tyre,” thuhet ndër të tjera në mesazhin e tij.