Liderët e Evropës nga Tirana zhvillojnë bisedë telefonike me Trumpin

Volodymyr Zelensky, Keir Starmer, Emmanuel Macron, Friedrich Merz dhe Donald Tusk kanë zhvilluar një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump, tha një zëdhënës i presidentit ukrainas, raporton Telegraph. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u tha gazetarëve në Tiranë se udhëheqësit diskutuan bisedimet e fundit të paqes me homologun e tyre amerikan. “Pozicioni rus është qartësisht…

Lajme

16/05/2025 15:49

Volodymyr Zelensky, Keir Starmer, Emmanuel Macron, Friedrich Merz dhe Donald Tusk kanë zhvilluar një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump, tha një zëdhënës i presidentit ukrainas, raporton Telegraph.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u tha gazetarëve në Tiranë se udhëheqësit diskutuan bisedimet e fundit të paqes me homologun e tyre amerikan.

“Pozicioni rus është qartësisht i papranueshëm”, theksoi Starmer. “Ne po i koordinojmë dhe i përshtasim përgjigjet tona dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

Volodymyr Zelensky e ka akuzuar Vladimir Putin-in se ka “shumë frikë” për të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Turqi.

Duke folur së bashku me Keir Starmer dhe Emmanuel Macron në Tiranë, Zelensky tha: “Këtë javë, patëm një shans të vërtetë për të ecur drejt përfundimit të luftës – sikur Putini të mos kishte pasur frikë të vinte në Turqi”.

“Isha atje i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me të për të zgjidhur të gjitha çështjet kryesore. Ai nuk pranoi asgjë”, ravijëzoi kreu i shtetit.