​Licencohet Federata e Xhudos

Federata e Xhudos së Kosovës e ka kompletuar me sukses të gjithë procesin dhe është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Nënshkrimi i licencës është bërë nga ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku dhe i është dorëzuar kryetarit të kësaj federate, Agron Kuka, transmeton lajmi.net. Përveç xhudos,…

Sport

17/11/2022 12:22

Federata e Xhudos së Kosovës e ka kompletuar me sukses të gjithë procesin dhe është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Nënshkrimi i licencës është bërë nga ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku dhe i është dorëzuar kryetarit të kësaj federate, Agron Kuka, transmeton lajmi.net.

Përveç xhudos, deri më tani këtë proces e kanë kompletuar Federata e Pingpongut dhe ajo e hendbollit.

Në vazhdim, sipas njoftimit nga MKRS, pritet të licencohet edhe 11 federata të tjera, ndërkohë që po vazhdon aplikimi nga të gjitha federatat sportive në vend./Lajmi.net/