Liburn Aliu: Shpend Ahmeti i plogësht e i ngadalshëm në vendime

Ish drejtori i urbanizmit në komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, deklaroi se kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kritikohej për plogështi e ngadalësim në marrjen e vendimeve.

Lajme

13/10/2018 19:02

Sipas tij, drejtorët është dashur disa herë të shkojnë në zyre të kryetarit Ahmeti derisa e merrnin nënshkrimin për realizimin e projekteve.

Aliu  në një intervistë  për emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova  ka treguar se  Ahmeti për gjashtë muaj e ka vonuar nënshkrimin për fillimin e projektit për hartën zonale të kryeqytetit.

Ai deklaroi se asnjëherë nuk e ka kuptuar se cila ka qenë arsyeja e kësaj vonese të nënshkrimit.