Liburn Aliu deklarohet për mos-kandidim për deputet, thotë se vendimi u morë që moti

Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu i cili është pjesë e rëndësishme e Lëvizjes Vetëvendosje që nga fillimi, duket se është larguar paksa. Ai nuk mori pjesë as në mbledhjen e Këshillit, as në aktivitetet e tjera të VV-së e as në prezantimin e deputetëve që u bë dy ditë më parë. Aliu nuk…

Lajme

20/12/2024 09:26

Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu i cili është pjesë e rëndësishme e Lëvizjes Vetëvendosje që nga fillimi, duket se është larguar paksa.

Ai nuk mori pjesë as në mbledhjen e Këshillit, as në aktivitetet e tjera të VV-së e as në prezantimin e deputetëve që u bë dy ditë më parë.

Aliu nuk figuron as në emrat e kandidatëve për deputetë nga lista e VV-së.

E për këtë është pyetur sot nga gazetarët.

Me këtë rast, Aliu tha se vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje e ka marrë shumë kohë më parë.

“Vendim i imi ka qenë, nuk është vendim i marr tash se voni, njëjtë siç ka qenë vendim i imi mos me qenë pjesë e Kryesisë në tetorin e vitit 2022”, tha ai.

Lidhur me arsyetimin e këtij vendimit ai tha se nuk mund të flas njëherë.

“Nuk mundemi njëherë me fol”, tha ai./Lajmi.net/