Libri kushtuar Hashim Thaçit promovohet sot në sheshin e Ferizajt
Sheshi i qytetit në Ferizaj do të jetë sonte vendi ku do të prezantohet libri kushtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vepra me titull “Shteti i ri – burrë shteti modern” do t’i prezantohet publikut në një aktivitet që nis në orën 18:00 dhe është i hapur për të gjithë të interesuarit, transmeton lajmi.net. Përmes…
Lajme
Sheshi i qytetit në Ferizaj do të jetë sonte vendi ku do të prezantohet libri kushtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Vepra me titull “Shteti i ri – burrë shteti modern” do t’i prezantohet publikut në një aktivitet që nis në orën 18:00 dhe është i hapur për të gjithë të interesuarit, transmeton lajmi.net.
Përmes një njoftimi, Komuna e Ferizajt ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në promovimin e këtij libri dhe të bëhen pjesë e ngjarjes./lajmi.net/