Liberia zyrtarisht demanton Serbinë: Nuk e kemi tërhequr njohjen për Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton mediat vendore se Qeveria e Republikës së Liberisë nëpërmjet një deklarate zyrtare për media “ka hedhur poshtë raportet në disa media ndërkombëtare dhe sociale për revokimin e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës”.

Lajme

22/06/2018 13:54

“….Liberia ishte njëri nga vendet e para, që njohu sovranitetin e Kosovës me 30 Maj 2008, pas shpalljes së deklaratës së Pavarësisë dhe mbetet e përkushtuar tek Deklarata e Përbashkët mbi Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike. Të dy vendet vazhdojnë të gëzojnë besim të ndërsjellë dhe miqësi”, thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Liberisë, e cila mund të gjendet më poshtë, transmeton lajmi.net.

Kjo deklaratë është një dëshmi bindëse kundër lajmeve të rreme dhe propagandës së egër dhe të vrazhdë serbe kundër Kosovës, ashtu siç​ u dëshmua me shtetin e Guinea Bissau, Ganën dhe vende të tjera. /Lajmi.net/

http://www.mofa.gov.lr/public2/2press.php?news_id=3108&related=7&pg=sp

Lexo edhe:

Nuk ka tërheqje të njohjes ndaj Kosovës, sot Liberia demanton Serbinë