LG, telefoni i mrekullive

LG e ka publikuar një video interesante, përmes së cilës dëshiron ta demonstrojë se ‘smartphone’ i fundit i kësaj kompanie, LG G Flex nuk është vetëm një telefon i lakuar. Sipas videos së LG, telefoni është mjaft fleksibil dhe i qëndrueshëm. Ai mund t’i bëjë ballë edhe një peshe deri në 32 kilogramë, duke u…

Auto & Tek

19/11/2013 06:00

LG e ka publikuar një video interesante, përmes së cilës dëshiron ta demonstrojë se ‘smartphone’ i fundit i kësaj kompanie, LG G Flex nuk është vetëm një telefon i lakuar.

Sipas videos së LG, telefoni është mjaft fleksibil dhe i qëndrueshëm. Ai mund t’i bëjë ballë edhe një peshe deri në 32 kilogramë, duke u rikthyer në gjendjen e mëparshme të lakimit, ashtu siç është dizajnuar.

Gjithashtu, në video shihet telefoni duke u ‘njollosur’ me një furçe ngjyrë bronzi, por në mënyrë të jashtëzakonshme dhe magjike, pas disa minutash ai kthehet në gjendjen e mëparshme, duke iu zhdukur krejt shenjat.

Ende nuk dihet se çfarë materiali është përdorur në këtë telefon, por një gjë është tashmë e sigurt: kompania LG i përmbushi premtimet e saj. Edhe nëse ju grithet  eventualisht, telefoni rikthehet në gjendje të mëparshme.

E njëjta gjë vlen edhe nëse eventualisht i vendosni ndonjë material me peshë të rëndë. Të jeni të sigurt, forma e tij do të rikthehet shumë shpejt.