Lexus emëron modelin e ri sipas fansave në Facebook

Jo shumë kohë më parë, Lexus kishte njoftuar përmes Facebook se do t\'i lejojë fansat në faqe që të zgjedhin një emër për ngjyrën e re të veturës sportive RC F. Fituesi i emrit është zgjedhur dhe vetura tani e ka emrin \"Shpërthimi Diellor\".

Auto & Tek

20/06/2014 01:16

Kur po diskutohej për emrin dhe për garën që fansat në Facebook e bënin për tu zgjedhur fitues, drejtori i Lexus Richard Balshaw tha: \”Ne jemi shumë të impresionuar nga përgjigjet e mëdha dhe kreativitetin e shfaqur në Facebook nga fansat, ku e bënë garën me shumë entuziazëm\”.

\”Shpërthimi Diellor u zgjodh për arsye se ne mendojmë se i përshtatet më së miri ngjyrës së veturës dhe pamjes së tij mahnitëse\”, tha ai.

Si përkujtim, vetura radhitet me 450 kuaj-fuqi dhe më shumë se 383 çifte rrotulluese në motorin krejtësisht të ri 5.0 litërsh V8 që prodhon shpejtësinë maksimale më shumë se modelet e kaluara. 

Ky motor V8 është motori më i fuqishëm që firma Japoneze ka konstruktuar ndonjëherë. Lexus peshon më pak se 1,800 kg dhe shpejtësia maksimale e tij arrinë në 270kmh.