Lexoni urimin e Will Smith për ditëlindjen e gruas (Foto)

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith janë ndër çiftet më të afërta dhe që kanë zgjatur më shumë në Hollywood, dhe kjo duket se nuk do të ndalet edhe për një kohë të gjatë.

ShowBiz

19/09/2015 21:59

Jada Pinkett Smith ka festuar ditëlindjen ndërsa urimi që i ka bërë bashkëshorti i saj, aktori Will Smith, do ju lë pa fjalë.

Ai ka shkruar: “Kjo foto është bërë në shtëpinë e nënës tënde 20 vite më parë. Ka kaluar shumë kohë që nga atëherë!! Kështu që kam vendosur të bëj disa llogaritje…

Unë të kam kënduar ‘urime ditëlindjen’ 20 herë dhe të kam blerë 19 dhurata (isha nervoz me ty atë vit kur nuk të kam blerë). Të kam parë duke fryer 639 qirinj (737 pas natës së sontme). Të kam thënë ‘të dua’ së paku 8,285 herë. Dhe nga afër 3.96 miliard femra në planet – vetëm me njërën prej tyre dua të kaloj jetën time.
Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime!”

Urimit i ka bashkuar një fotografi ku ata shihen shumë të rinj, ndërsa çifti tani kanë dy fëmijë./Lajmi.net