Lewandowski vendos rekord golash në Bundesliga

Robert Lewandowski ka vendosur rekord të ri në kampionatin elitar të futbollit gjerman, Bundesliga.

Sport

28/09/2019 22:13

Ylli i Bayern Munich, ka thyer rekordin e Gerd Muller për numrin e golave të shënuar në Bundesliga, pasi tundi rrjetën kundër Paderborn.

Polaku ka shënuar golin e 10 në këtë sezon, në gjashtë ndeshje të luajtura, shifër kjo më e mirë se e secilit lojtar deri në këtë pikë sezoni.

Vetëm një lojtar ka arritur të shënojë në gjashtë ndeshjet e para në një sezon të Bundesliga. Është Pierre Emerick Aubameyang, i cili e bëri këtë në sezonin 2015/16, por i duhej atij të shkonte deri në ndeshjen e tetë që të prekte dyshifroren.

Katër të tjerë kanë shënuar nëntë gola në gjashtë ndeshjet e para, përfshirë dy ikonat e Bayern, Heynckes dhe Muller.

Por, Lewandowski, 31 vjeç, ka thyer rekordin këtë sezon, duke shënuar 10 herë në gjashtë ndeshje, përcjell lajmi.net.

Lewa ka shënuar hat trik kundër Schalke, dy herë kundër Hertha Berlin dhe Cologne, si dhe nga një gol kundër Leipzig e Mainz, para atij kundër Paderborn. /Lajmi.net/