Lewandowski tregohet egoist, bëri huqjen e javës

Skuadra e Barcelonës shënoi fitore të madhe në shtëpi ndaj Atletico Madrid me rezultatin minimal 1 me 0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në La Liga. Ky rezultat ka mundur me qenë më i thellë, por në minutën e 76’të, sulmuesi polak Robert Lewandwoski lëshoi një mundësi të artë, shkruan Lajmi.net Lewa…

Sport

23/04/2023 18:29

Skuadra e Barcelonës shënoi fitore të madhe në shtëpi ndaj Atletico Madrid me rezultatin minimal 1 me 0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Ky rezultat ka mundur me qenë më i thellë, por në minutën e 76’të, sulmuesi polak Robert Lewandwoski lëshoi një mundësi të artë, shkruan Lajmi.net

Lewa ishte i vetëm me portierin, madje Jan Oblak kishte dalë shumë metra jashtë 16-metërshit.

Në vend se polaku të pasonte te Raphinha ai vendosi të gjuajë drejt portës, por topi shkoi jashtë.