Lewandowski mendon largimin nga Bayerni
Sulmuesi polak mund të largohet nga 'Bavarezët' në fund të edicionit.
Sport
Robert Lewandowski është duke shkëlqyer edicionet e fundit tek Bayerni, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, duket se ai nuk është i lumtur në Gjermani dhe po mendon seriozisht largimin.
Sipas ‘Bild’, Lewandowski ka mbetur i zhgënjyer me deklaratën e drejtorit sportiv të Bayernit, Hasan Salihamidzic i cili pak ditë më parë tha se ata po e ndjekin me vëmendje situatën e Erling Haaland.
Polaku ka kontratë me gjiganti gjerman deri në vitin 2023, megjithatë mund të largohet verën e ardhshme.
Ekipet më të interesuar për Lewan janë Real Madrid dhe Manchester City. /Lajmi.net/