Lewandowski ia dhuron fitoren Barcelonës ndaj Mallorcas

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Mallorcas. Ekipi i Xavi Hernandez arriti fitore minimale 1:0 ndaj Mallorcas. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Robert Lewandowski, në minutën e 20`. Skuadra e Xavi Hernandez ishin më e mirë gjatë gjithë takimit, por Mallorca u tregua e çeliktë në mbrojtje. Në anën tjetër ekipi me në…

Sport

01/10/2022 22:52

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Mallorcas.

Ekipi i Xavi Hernandez arriti fitore minimale 1:0 ndaj Mallorcas.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Robert Lewandowski, në minutën e 20`.

Skuadra e Xavi Hernandez ishin më e mirë gjatë gjithë takimit, por Mallorca u tregua e çeliktë në mbrojtje.

Në anën tjetër ekipi me në krye Vedat Muriqin rrezikuan portën e Ter Stegen në disa raste, por gjermani nuk u mposht.

Barcelona në anën tjetër kërkonin golin për të dyfishuar epërsinë, por nuk e arritën.

Kështu Lewandowski i dhuroi fitoren e radhës Barçës.

Pas shtatë takimesh ata kanë 19 pikë dhe ngjiten përkohësisht në vendin e parë, kurse Mallorca ka tetë pike në vendin e 10./Lajmi.net/