Lewandowski, futbollisti më i mirë në Gjermani

Robert Lewandowski është zgjedhur futbollisti i vitit në Gjermani nga revista e njohur gjermane “Kicker”.

Sport

30/08/2020 19:25

Sulmuesi polak i Bayernit të Mynihut rezultoi ndër protagonistët kryesorë të “tripletës” së këtij viti. Ai u shfaq kryegolashënues në të tri kompeticionet që u fituan nga bavarezët: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

Lewandowski ka shënuar 15 gola në LK (pesë më shumë se talenti i ri i Borussia Dortmundit, norvegjezi Erling Haaland), 34 në Bundesligë dhe gjashtë në Kupën e Gjermanisë.

Për fatin e keq të futbollistit polak, “France Football” e anuloi dhënien e “Topit të Artë” këtë vit, për shkak të kufizimit të garave si pasojë e COVID-19. Me trofetë e fituar dhe golat e shënuar, Lewvandowski nuk do të kishte rivale për këtë çmim individual. /Lajmi.net/