Lewandowski: E vështirë të thuhet se do të luaj te Bayerni sezonin tjetër
Robert Lewandowski ka folur për të ardhmen e tij te Bayern Munich.
Sport
Lojtari polak vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, me pakënaqësitë e tij te Bayern që janë rritur.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet lojtari së fundmi, kur tha se është e vështirë të besohet se ai do të luajë me bavarezët.
“Kalimi te Barca? Varet nga shumë faktorë. Mendoj se situata është e qartë dhe nuk ka kthim prapa”, ka thënë Lewandowski, transmeton lajmi.net.
“Është e vështirë të thuhet se unë do të luaj për Bayernin sezonin tjetër”, shtoi ai për ‘Eleven Sports’.
Lewandowski shihet si objektivi kryesor i Barcelonës për merkaton e verës. Lojtari dhe agjenti janë pro një lëvizjeje të tillë. /Lajmi.net/