Lewandowski dëshiron t`i bashkohet me çdo kusht Barcelonës

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski kërkon të transferohet vetëm te Barcelona.

Sport

04/06/2022 18:18

Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin e ardhshëm, por kërkon të largohet këtë verë.

Në disa raste ai ka treguar haptazi që koha e tij në ‘Allianz Arena’ ka përfunduar, por është klubi që po mundohet ta bind lojtarin të qëndrojë.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, ylli polak dëshiron të transferohet drejt ‘Camp Nou’ me çdo kusht, përcjell lajmi.net.

Lojtari tashmë ka marrë vendimin, por është duke pritur që bavarezët ta lënë atë të largohet.

Sipas gazetarit italian, Lewa ka arritur marrëveshje për tri vite me gjigantin katalanas./Lajmi.net/