Lewandowski bën disa ndryshime në ‘Twitter’ – “konfirmohet” divorci me Bayern Munich

Robert Lewandowski ka “konfirmuar” ndarjen e rrugëve me Bayern Munich.

Sport

24/05/2022 09:15

Ylli polak, Lewandowski me shumë gjasë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me skuadrën bavareze.

Sulmuesi më i mirë në botë kërkon të ndryshojë ambient, me skuadrën e Barcelonës si destiancion i preferuar.

Së fundmi, ai ka bërë disa ndryshime në ‘Twitter’, përcjell lajmi.net. Lojtari ka larguar nga profili gjithçka që lidhet me Bayern Munich.

Paraprakisht, lojtari ka pasur një fotografi me fanellën e Bayern, por tani ajo është larguar.

Mbrëmë, agjenti i Lewandowski ka bërë të ditur edhe një herë se polaku dinte gjithçka për planet e Bayern që ta zëvendësonin me Erling Haaland dhe kjo është një nga arsyet pse ai dëshiron largimin. /Lajmi.net/