Lëvizje e papritur nga Donald Trump, rekomandon taksë prej 50 për qind ndaj BE-së

Presidenti amerikan, Donald Trump sot ka rekomanduar vendosjen e taksës prej 50 për qind ndaj Bashkimit Evropian. Kjo taksë siç rekomandon ai duhet filluar nga 1 qershori i këtij viti. Në publikimin e tij Trump tha se diskutimet me ta nuk shkuan askund- duke iu referuar kështu vendeve të BE-së, transmeton lajmi.net. “Bashkimi Evropian, që…

Bota

23/05/2025 14:12

Presidenti amerikan, Donald Trump sot ka rekomanduar vendosjen e taksës prej 50 për qind ndaj Bashkimit Evropian.

Kjo taksë siç rekomandon ai duhet filluar nga 1 qershori i këtij viti.

Në publikimin e tij Trump tha se diskutimet me ta nuk shkuan askund- duke iu referuar kështu vendeve të BE-së, transmeton lajmi.net.

“Bashkimi Evropian, që u formula me qëllimin kryesor për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara në TREGTI, ka qenë shumë i vështirë për t’u përballuar. Barrierat e tyre të fuqishme tregtare, taksat e TVSH-së, gjobat qesharake të korporatave, barrierat jo-monetare e tregtare, manipulimet monetare, paditë e padrejta dhe të pajustifikuara kundër kompanive amerikane dhe më shumë- kanë çuar në një deficit tregtar me ShBA-në prej më shumë se 250.000.000 dollarësh në vit, një shifër që është krejtësisht e papranueshme”, tha Trump.

Sipas presidentit amerikan, Donald Trump nuk ka tarifa nëse produkti u prodhua në SHBA.

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund! Prandaj, unë rekomandoj një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50 për qind për Bashkimin Evropian, duke filluar nga 1 qershori 2025. Nuk ka tarifë nëse produkti është ndërtuar apo prodhuar në SHBA. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështje”, përfundoi Trump./Lajmi.net/