Leverkuseni “heshtë”, Bayern Munich i dërgon kontratë Granit Xhakës

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është në kërkim të një skuadre të re, pas vendimit për t’u larguar nga Arsenali. Sipas raportimeve në mediat e huaja, futbollisti shqiptar ka marrë një ofertë nga gjiganti i Bundesligas, Bayern Munich, shkruan Lajmi.net Në fakt, një kalim i mundshëm i Xhakës te ekipi i Bayer Leverkusen…

Sport

02/06/2023 12:22

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është në kërkim të një skuadre të re, pas vendimit për t’u larguar nga Arsenali.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, futbollisti shqiptar ka marrë një ofertë nga gjiganti i Bundesligas, Bayern Munich, shkruan Lajmi.net

Në fakt, një kalim i mundshëm i Xhakës te ekipi i Bayer Leverkusen duket i sigurt, por kjo skuadër kohëve të fundit po “heshtë” në lidhje me marrëveshjen me lojtarin e Arsenalit.

Sipas portalit 4-4-2.ch, Bayern Munich tashmë i ka bërë ofertë futbollistit, një kontratë tre-vjeçare me mundësi vazhdimi.

Granit Xhaka gjatë këtij sezoni në Premier League me Arsenalin zhvilloi 37 ndeshje, shënoi shtatë gola dhe bëri shtatë asiste.

Vlera e tij momentale sipas sajtit “Transfermarkt” është vetëm 28 milionë euro, aq i kërkon edhe ekipi nga Londra, Arsenal./Lajmi.net/