Lëvdatat e pafundme për fuqizim të Ushtrisë, Çitaku e kthen në realitet Konjufcën: Kur është formuar, është miratuar plani 10 vjeçar se çka duhet të blihet

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca kanë debatuar mbrëmë për ushtrinë. Çitaku në Kanal10, ka komentuar deklaratat me shumë lëvdata që VV i ka dhënë për fuqizim të Ushtrisë, e për të cilën, Çitaku ia ka kujtuar Konjufcës se ata nuk kanë besuar se Kosova do ta ketë ndonjëherë. “Për…

Lajme

24/12/2025 10:57

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca kanë debatuar mbrëmë për ushtrinë.

Çitaku në Kanal10, ka komentuar deklaratat me shumë lëvdata që VV i ka dhënë për fuqizim të Ushtrisë, e për të cilën, Çitaku ia ka kujtuar Konjufcës se ata nuk kanë besuar se Kosova do ta ketë ndonjëherë.

“Për me pas Ushtri, së pari është dasht me pas Ushtri. E ju edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk keni besu kurrë që Kosova ka me pas Ushtri”, ka thënë Çitaku.

Ajo i ka kujtuar atij se blerja e armatimit, sasia dhe ajo që duhet e mund të blehet për Ushtrinë e Kosovës, është nënshkruar përmes një plani 10 vjeçar në ditën kur është miratuar themelimi i Ushtrisë së Kosovës.

“Në ditën kur është miratuar themelimi i ushtrisë së Kosovës, është miratuar është miratuar edhe një plan 10 vjeçar edhe është sekuencuar me vite me sasi, me lloj të armatimit, që mund të blehet dhe duhet të blehet. Kjo është e para”, ka thënë Çitaku.

Ajo ia ka përmendur numrit dy të VV-së edhe gjendjen në të cilën ndodhen ushtarët e FSK-së, që detyrohen t’i mbajnë nga dy puna për të jetuar.

“E dyta, për një ushtri, morali edhe motivi, është po aq në mos edhe më i rëndësishëm se arma. Se UÇK tenka s’ka pas, as drona po kanë pas zemër. Kur t’i detyron një ushtar, me punu punë të dytë sepse nuk ju mjafton paga që e marrin në FSK, sepse janë rrit çmimet. Ju e keni për detyrë ta fuqizoni FSK-në, t’ua rritni moralin, i kemi parë pamjet çfarë ushqimi hajnë”, ka shtuar Çitaku. /Lajmi.net/ 

Video e plotë: