Leutrim Ajeti emërohet nënkryetar për Komunitete i Komunës së Graçanicës: S’ka koalicion me Listën Serbe, kjo përcaktohet me Ligj

Leutrim Ajeti, është emëruar për së dyti herë Nënkryetar i Komunës së Graçanicës për herë të dytë. Ai e ka dhënë lajmin përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë votuesit që i kanë besuar në zgjedhjet lokale të tetorit, dhe kanë votuar për kandidaturën e tij për kryetar. “Zotohem qe do te…

Lajme

30/12/2025 20:56

Leutrim Ajeti, është emëruar për së dyti herë Nënkryetar i Komunës së Graçanicës për herë të dytë.

Ai e ka dhënë lajmin përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë votuesit që i kanë besuar në zgjedhjet lokale të tetorit, dhe kanë votuar për kandidaturën e tij për kryetar.

“Zotohem qe do te punoje ne te mire te te gjithe qytetareve, pa dallim per te cuar projektet qe permiresojne jeten e qytetareve tane. Si nenkryetar zotohem qe do te bashkepunoje ngushte me legjislativin dhe ekzekutivin e Komunes si dhe me nivelin qendror. Faleminderit me perulesi! Na prifte e mbara!”, ka shkruar Ajeti.

Ndërkaq, në media u raportua se ky emërim i tij u arrit pas një marrëveshjeje koalicioni mes LVV-së dhe Listës Serbe në këtë komunë, parti nga e cila vjen edhe vetë kryetari Zhiviq.

Por, këtë e mohoi Ajeti, duke thënë se emërimi i tij është i paraparë me Ligjin për vetëqeverisje Lokale.

“Nuk ka asnjë koalicion me askënd! Ligji për Vetëqeverisje Lokale e specifikon qartë, Nënkryetari për Komunitete është detyrim ligjor në Komunat ku Komunitetet pakicë janë mbi 10%”, shkroi Leutrim Ajeti.

Ajeti ishte kandidati i përbashkët i partive shqiptare për kryetar të Komunës së Graçanicës në zgjedhjet e tetorit, por që nuk arriti të fitojë. Ai u mposht nga kandidati i Listës Serbe, Novak Zhiviq. /Lajmi.net/