Letra nga një i panjohur e la këtë grua në lot gëzimi – Gjesti i mirë i një të panjohuri mund të ndreqi ditën

Një grua ishte plotësisht e prekur nga një gjest i një të panjohuri, që ishte aq i ëmbël sa gruaja e ndau në Facebook ndodhinë.

Fun

24/02/2021 14:42

Kësaj gruaje e gjithë dita iu rregullua pasi një i panjohur i dha një letër që i ngrohi zemrën, shkruan lajmi.net.

Tracey Hamnett ishte duke ecur rrugës për në shtëpi, dhe një vajzë e re i dha një letër.

47 vjeçja tha: “Një vajzë e re mu afrua dhe mendova se donte të më pyeste për ndonjë rrugë, por ajo më tha, a mund të ta jap këtë letër të lutem?”.

Ajo i dha një letër dhe vazhdoj të ecte me hapa paksa në kërcim. Hamnett tha se ajo ishte shumë e bukur, në të 20-at dhe me flokë të gjatë.

Kur uli sytë në letër, ajo pa se ishte e shkruar “Në rast se nuk të ka thënë askush sot akoma, je duke bërë një punë të shkëlqyer! Je shumë e bukur! Ka njerëz që të duan!”.

Sapo e lexoi këtë, gruas iu mbushën sytë me lot dhe iu ngroh zemra. Ajo e ndau fotografinë e letrës në Facebook, në shpresë që njerëzit do t’i ndihmonin ta gjente vajzën, sepse kishte dëshirë ta falënderonte.

Pati edhe disa komentues që treguan se edhe ata kishin marrë një letër të tillë nga ajo vajzë, dhe të gjithë ishin shumë mirënjohës, sepse janë veprimet e vogla që mund ta bëjnë një ditë shumë më të lumtur për dikë tjetër.

Pas shumë shpërndarjeve postimi i kësaj gruaje arriti deri tek vajza që i kishte dhënë letrën, dhe ajo komentoi duke thënë se vetëm po përpiqej që të shpërndante paksa lumturi në një kohë kur të gjithë janë shumë të stresuar. /Lajmi.net/