Letra e Kurtit për Abdixhikun, Haziri: I përgjigjemi kur të bëhet i besueshëm

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka treguar se kur kjo parti do t’i përgjigjet letrës së liderit të VV-së, Albin Kurti, e publikuar mëngjesin e sotëm. Ai tha se LDK-ja nuk e ka ndryshuar rolin e vet për shkak të kësaj letre, por sipas tij, Kurti e ka ndryshuar qasjen. “A mundet Kurti me na…

Lajme

05/05/2025 22:11

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka treguar se kur kjo parti do t’i përgjigjet letrës së liderit të VV-së, Albin Kurti, e publikuar mëngjesin e sotëm.

Ai tha se LDK-ja nuk e ka ndryshuar rolin e vet për shkak të kësaj letre, por sipas tij, Kurti e ka ndryshuar qasjen.

“A mundet Kurti me na bë të besueshëm tregimin e tij në letër se qëllimi i tij nuk ndryshon. Kjo është e vështirë të besohet, sepse një letër nuk e ndryshon Kurtin, Kurti vetëm qasjen e ka ndryshuar. LDK-ja përgjigjet kur Kurti të bëhet i besueshëm. Me veprime, nuk ka deklarative asgjë. Mundet me repliku rolin tonë në partneritete”, tha Haziri në klankosova.