Letra e Kurtit ndaj Abdixhikut, Bajraktari: Ka tendencë të reflektimit për të dal nga situata e bllokimit
Për herë të tretë, Albin Kurti ka dërguar një letër për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, tani për një koalicion mes dy partive. Në kërkesën e tij, Kurti shprehet se nuk ka pasur asnjë problem me Abdixhikun dhe se koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime. Avokati, Ardian Bajraktari ka deklaruar…

Lajme
Për herë të tretë, Albin Kurti ka dërguar një letër për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, tani për një koalicion mes dy partive. Në kërkesën e tij, Kurti shprehet se nuk ka pasur asnjë problem me Abdixhikun dhe se koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime.
Avokati, Ardian Bajraktari ka deklaruar se kjo ftesë për koalicion është e vonuar. Teksa ka shtuar se VV-ja dhe Kurti janë të interesuar për zgjedhje të parakohshme.
“Ftesa është e vonuar dhe çka e ka karakterizuar këtë proces nga 9 shkurti është mungesa e theksuar e transparencës. Në opinion ka qarkulluar jo pak zëra se ka pasur diskutime e takime me NISMA, por që numrat janë të pamjaftueshme. Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në horizont e sheh zgjedhjet. Kjo është përpjekje është për shkuarje në zgjedhje. Po synohet me u gjet fajtori, e pastaj me u targetu pastaj si narracion në proceset e mëpastajme. Me arrit në një situatë ku shfrytëzohen krejt mundësitë e mekanizmat, ja përgjigjja. Kurti edhe para letre, për këtë letër e din përgjigjen paraprakisht”, deklaroi Bajraktari.
Bajraktari shtoi se qasja e LDK-së është e njëjtë dhe përgjigja dihet. Avokati, Bajraktari tha se “pozitive” është fakti që “ka tendencë të reflektimit” në raport me situatën.
Analisti, Donat Syla ka deklaruar se duhet të e refuzojë një koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe VV-së. Ai shtoi se Abdixhiku si kreu i LDK-së është në një situatë shumë “delikate” dhe me një teren të minuar.
“Abdixhiku është në një situatë delikate, në një teren të minuar, Edhe sikur Kurti do të ua ofronte pozicionin e Kryeministrit, nuk duhet të pranojë dhe t’a refuzojë. Qëllimi i Kurtit të shkrihet elektorati i LDK-së në kuadër të VV-së. Memoria është e freskët, kemi pasur koalicionin e shpresës, që përfaqëson njëjtën mendësi të Abdixhikut”, vijoj Syla.
Syla tha se Kurti shquhet për “jokonsistencë” të deklarimeve politike. Ai shtoi se Kurti është duke luajtur rolin e një “fajdexhiu politik” dhe duke “shantazhuar LDK-në për pozicionin e saj të “brishtë”.
“Dy letrat e dërguara të Kurtit janë të pasinqerta drejt LDK-së”, thotë Syla.