Letra e Brnabiq për BE-në, Arifi: Nuk e prodhon asnjë efekt juridik ndërkombëtar, ajo praktikisht, konsiderohet e papranuar

Analisti politik, Avni Arifi ka përmendur kushtin e Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit që kishte që Ana Brnabiq ta tërheqte letrën e Serbisë drejtuar BE-së, në mënyrë që të vazhdonte dialogu. Arifi ka thënë se ky kusht është politikisht i drejtë, i kuptueshëm dhe legjitim por sipas tij juridikisht, ajo letër nuk ka…

Lajme

15/01/2026 09:08

Analisti politik, Avni Arifi ka përmendur kushtin e Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit që kishte që Ana Brnabiq ta tërheqte letrën e Serbisë drejtuar BE-së, në mënyrë që të vazhdonte dialogu.

Arifi ka thënë se ky kusht është politikisht i drejtë, i kuptueshëm dhe legjitim por sipas tij juridikisht, ajo letër nuk ka vlerë.

“Letra e dërguar nga Serbia është akt i njëanshëm, i vonuar dhe i pavlefshëm pasi që është bërë pas pranimit politik të Marrëveshjes së Brukselit dhe Marrëveshjes së Ohrit. Pasi i kanë pranuar, janë bo pishman thotë populli. Në të drejtën ndërkombëtare, një palë nuk mund ta pranojë një marrëveshje dhe më vonë të përpiqet ta rishkruajë atë me një letër ordinere. Që do të thotë:

  • BE-ja nuk e ka pranuar këtë letër,
  • nuk e ka regjistruar,
  • dhe nuk e ka inkorporuar në procesin e dialogut”, ka shkruar Arifi.

Ai ka thënë se heshtja e BE-së nuk është pranim në heshtje, por refuzim i qartë implicit.

“Mbi të gjitha sjellja që ka pasuar nga  BE-së e trajton Marrëveshjen e Ohrit si tërësi të pandashme, duke e bërë të qartë se nuk ekzistojnë pika dëshirash por është një marrëveshje totale Më tej, Marrëveshja e Brukselit dhe Marrëveshja e Ohrit janë të futura drejtpërdrejt në Kapitullin 35 të procesit të integrimit të Serbisë në BE”, ka shtuar Arifi.

Ai ka cituar kapitullin 35 që thotë”

  • është kapitulli politik më i rëndë i procesit për Serbinë pasi i ështëi dedikuar ekskluzivisht normalizimit me Kosovën
  • hapet i pari dhe mbyllet i fundit,
  • dhe pa zbatimin e tij Serbia nuk ka asnjë rrugë drejt anëtarësimit në BE.

“Letra e Serbisë mund të shërbejë për konsum të brendshëm politik në Beograd, pse jo edhe në Kosovë por nuk prodhon asnjë efekt juridik ndërkombëtar. Serbia nuk mund të zgjedhë cilën pjesë të marrëveshjes do ta zbatojë. Detyrimet e Serbisë burojnë nga marrëveshjet e pranuara dhe nga Kapitulli 35, jo nga letra të njëanshme pa vlerë juridike. Një letër e tillë, praktikisht, konsiderohet e papranuar”, ka shkruar Arifi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: