Letnica i jep vendin që meriton historisë, përjetësohet mësuesi i parë shqiptar i dokumentuar në Kosovë

Busti, pllaka përkujtimore dhe historiku në shqip e anglisht tani ruajnë kujtimin e mësuesit të parë shqiptar të dokumentuar në Kosovë. Më 8 gusht 2026, në Letnicë, është përfunduar projekti kulturor: “Dom Mikel Tarabulluzi – Dritë e Dijes dhe Frymë e Trashëgimisë Kombëtarë”. Përmes bustit, pllakës përkujtimore dhe historikut në gjuhën shqipe dhe angleze, ruhet…

Lajme

09/08/2026 13:08

Busti, pllaka përkujtimore dhe historiku në shqip e anglisht tani ruajnë kujtimin e mësuesit të parë shqiptar të dokumentuar në Kosovë.

Më 8 gusht 2026, në Letnicë, është përfunduar projekti kulturor: “Dom Mikel Tarabulluzi – Dritë e Dijes dhe Frymë e Trashëgimisë Kombëtarë”.

Përmes bustit, pllakës përkujtimore dhe historikut në gjuhën shqipe dhe angleze, ruhet dhe përcillet kujtimi për jetën dhe veprën e Dom Mikel Tarabulluzit, mësuesit të parë shqiptar të dokumentuar në Kosovë, dhe kontributi i tij në shërbim të dijes, arsimit, kombit dhe komunitetit.

Sipas njoftimit, ky është një nderim jo vetëm për Dom Mikelin, por edhe për arsimin, dijen, dhe kujtesën tonë kombëtare.

Projekti është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në bashkëpunim me Këshillin e Fshatit Letnicë.

“Puna për ndriçimin e mëtejshëm të figurës së Dom Mikelit do të vazhdojë. Kur të krijohen kushtet, synojmë që këtë trashëgimi ta trajtojmë edhe në rrafshin shkencor, përmes një konference dhe mundësisë së një botimi të posaçëm kushtuar jetës dhe veprës së tij, thuhet në njoftimin e publikuar nga Letnica në Facebook, përcjell KosovaPress.

“Urime Letnicë, urime Kosovë një pjesë e historisë kombëtare tashmë ka marrë vendin që meriton. Nga Letnica, aty ku dija mori udhë”, shkruan në faqen Letnica.

foto dy

foto tre

foto 4

foto pese