Letër nga Stoltenberg: Marrëveshja e Prespës të përfundojë deri më 15 shkurt
NATO pret që deri më 15 shkurt, Parlamenti i Maqedonisë dhe ai grek të përfundojnë procedurat rreth marrëveshjes së emrit nga Prespa.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/01/D3750F84-110A-4BBA-92E4-EA5B62F49010.png)
Lajme
Sipas Katimerinit, kjo është shkruar në letrën e Stoltenberg, duke thënë se Aleanca kërkon proces sa më të shpejtë.
“Ekziston letër nga sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ku kërkohet përfundim të të gjitha procedurave në dy vendet deri më 15 shkurt 2019”, thuhet në tekstin e Katimerinit.
Faza e fundit e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në terenin vendas fillon të mërkurën e ardhshme kur është caktuar seanca e Kuvendit me katër pika në rend dite – vërtetim i amandamenteve të propozuara kushtetuese, sjellja e tyre, shpallje e amandamenteve dhe miratimi i ligjit të propozuar kushtetues për zbatimin e tyre.