Lëshimi nëpër terrenin e pa pastruar, ku bora ishte deri në gjunjë (Video)

Skiatorët shfrytëzuan terrenin e pa pastruar në Aonarch Mor të vargmaleve të Skocisë, që të bëjnë një lëshim shumë të rrezikshëm.

Fun

26/01/2018 17:21

Sportistët profesionistë, kaluan në zona ku bora arrinte deri në gjunjë, të shtegut të gjatë 1,200 metra, transmeton Telegrafi.

“Atë ditë, masa ishte shumë e butë dhe e thatë, që është shumë e pazakontë për malet skoceze. Kurrë nuk do ta harroj këtë eksperiencë”, ka shkruar njëri prej skiatorëve.

Megjithëse mund të jetë një përvojë e kënaqshme, kërkohet të shfrytëzohen vetëm terrenet e pastruara, meqë në këto zona mund të ndodhin raste të pa pritshme.

YouTube player