‘L’Equipe’: Tchouameni te Reali për 80 milionë euro

Aurelien Tchouameni vazhdon të jetë protagonisti kryesor nëpër raportimet e mediave botërore, për merkaton e verës.

Sport

01/06/2022 09:18

Mesfushori francez ka pasur paraqitje brilante me skuadrën e Monaco, duke bërë që shumë skuadra të vihen prapa tij.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘L’Equipe’, Aurelien Tchouameni po i bashkohet Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Shuma që ‘Los Blancos’ do të paguajnë do të jetë 80 milionë euro + bonuse.

Transferimi është në fazat finale të kompletimit dhe thuhet se nuk ka kthim prapa.

Tchouameni ka interesim të madh edhe nga skuadra e Liverpool dhe PSG. /Lajmi.net/