Leopardi indian sulmon gjashtë persona në një shkollë (Foto)

Një leopard i gjinisë mashkullore i cili hyri në një shkollë në qytetin Bangalore, ka plagosur gjashtë persona të cilët ishin përpjekur ta kapnin atë.

Bota

08/02/2016 11:02

Një shkencëtar dhe një punonjës i pyllit nga edhe erdhi leopardi, ishin në mesin e atyre të plagosurve, të cilët tentuan për 10 orë rresht ta kapnin leopardin i cili ishte shumë i rrezikshëm. Për fat të mirë ishte ditë e diele, ditë pushimi dhe nuk kishte asnjë nxënës, transmeton lajmi.net

Leopardi ishte tetë vjeçar, dhe është parë duke shëtitur në ambientet e një shkolle, nga kamera e sigurisë, ku gjithashtu shihet duke sulmuar punonjësit.

Zyrtari i “Wildlife”-“Kafshëve të egra”, Ravi Ralph tha:” Leopardi ka humbur nga një pjesë ku i ruajmë kafshët e egra, që gjendet shumë afër shkollës. Ne i ruajmë me kujdes këto kafshë të rrezikshme, por ende nuk e kemi gjetur arsyen nga doli nga pylli ky leopard.”

Kjo kafshë është zhvendosur në një park kombëtar, ndërsa personat e sulmuar janë dërguar në spital për ti trajtuar plagët. /Lajmi.net