Leonora Jakupi nuk përmbahet ndaj Jozit: O i pa fe, oj flliqësirë

Joz Marku u përjashtua sot nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania. Kjo pasi ai e ofendoi rëndë Gjestin, duke e quajtur pas spektaklit ‘kopil shkine’. E për këtë pati reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, ku shumë nga personazhet publike i dolën në përkrahje Gjestit. E fundit që doli në përkrahje të…

ShowBiz

05/02/2025 17:26

Joz Marku u përjashtua sot nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi ai e ofendoi rëndë Gjestin, duke e quajtur pas spektaklit ‘kopil shkine’.

E për këtë pati reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, ku shumë nga personazhet publike i dolën në përkrahje Gjestit.

E fundit që doli në përkrahje të banorit kosovar ishte këngëtarja Leonora Jakupi, që ishte mjaft e ashpër ndaj Jozit.

Në një postim në Insta Story, këngëtarja nuk e kurseu ish-banorin e Big Brother, të cilin e quajti si “të pa fe” e “pa gjak shqiptari”.