Leonora Jakupi kritikon kolegët

Manifestimi treditor në nderim të familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit ka përfunduar me ndezjen e zjarreve dhe mbajtjen e një koncerti në qytetin e Skenderajt. Pjesë e së cilës si çdo vit ishte edhe këngëtarja Leonora Jakupi.

ShowBiz

08/03/2015 11:33

Duket se as këtë vit nuk ishin të pranishëm shumë emra të njohur të skenës sonë, e kjo ka shtyrë që këngëtarja drenicase të revoltohet.

Falënderim i veçantë për qytetarët e të gjitha trevave shqiptare, të cilët përkundër motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta nderuan ‘Epopenë e UCK-së’, familjen Jashari dhe gjithë të rënët për liri! Zhgënjim i madh nga artistët këngëtarë që rrallëherë ose më mirë të them për një pjesë të madhe të tyre asnjëherë nuk nderuan manifestimin qendror ‘natën më të rëndësishme të kombit” apo duhet gjithmonë të kenë motivin më të rëndësishëm ‘lekët’ që të jenë pjesë e tyre !!!!???”, ka shkruar Leonora, transmeton lajmi.net