Leonora Jakupi: Isha në listë të zezë të Serbisë

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka folur lidhur me këngën e saj më të re “Komandant”, këngë kjo që bëri bujë si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

ShowBiz

16/02/2022 18:14

Jakupi tregoi se nuk ka qenë asnjëherë në Serbi dhe se më herët ka qenë në listë të zezë të këtij shteti.

Për futjen e saj në listën e zezë të Serbisë, ajo thotë se nuk e di arsyen.

“Nuk kam qenë asnjëherë. Fillimisht nuk kam çfarë lypi atje. Edhe me dashtë me shku, një kohë kam qenë në listën e zezë të tyre. E kam marr vesh shumë vonë. Nuk e kisha ditë derisa e kam pas një ftesë për një koncert në Preshevë dhe pas një javë dite më thirrën dhe më than që je në listën e zezë. Unë nuk e kam ditur sepse s’kam pasur nga ta marrë atë informacion. Kur më thirren pas 4 viteve më than që të kanë hequr nga lista e zezë. Nuk e di arsyen”, tha ajo në T7.