Leonora Jakupi: E dua Drenicën

Leonora Jakupi, këngëtarja nga Drenica, gjithmonë ka fol për dashurinë që ndjen për vendlindjen e saj. Ndonëse jeton tash sa vjet në Prishtinë, Leonora shpesh shkon për vizitë atje...

ShowBiz

22/12/2014 08:58

Këngëtarja e cila njihet edhe si ikonë e publikut drenicas, faqen e saj zyrtare në ‘Instagram’ e ka shfrytëzuar për të treguar se e do vendlindjen e saj.

Ajo në ‘Instagram’, ka postuar një fotografi, ku shkruan ‘I love Drenica’, ndërsa në këtë fotografi është edhe shqiponja, simboli i flamurit tonë kombëtar, transmeton, lajmi.net

E ky mbishkrim patjetër që i ka pëlqyer fansave të saj, të cilët në numër të madh, shprehnin se janë krenar për te. Kjo duke u bazuar në komentet që fansat ia kanë lënë këngëtares poshtë këtij postimi.