Leonora Gashi vuan nga tumori në zemër, nevojiten edhe 20 mijë euro për shërimin

19:36 | 16 Korrik 2021

19-vjeçarja nga Mitrovica, Leonora Gashi, ka nevojë për ndihmë.

Familja e 19 vjeçares njofton se ajo vuan nga tumori në zemër.

Për shërim, asaj i duhen mbi 51 mijë euro, ndërsa familja ka treguar se deri tani janë mbledhur 30 mijë euro dhe nevojiten edhe 20 mijë.

Për shkak të gjendjes jo të mirë financiare, familja kërkon ndihmë nga qytetarët për shërimin e të bijës.