Leonardo flet për rinovimet me Mbappen dhe Neymarin
Drejtori sportiv i PSG-së, braziliani Leonardo ka folur për rinovimin e dyshes, Neymar dhe Mbappe.
Sport
Rinovimi i kontratës nga Neymar dhe Mbappe është bërë si një serial televiziv tashmë, shkruan lajmi.net.
Mbappe që lidhet me një kalim tek Real Madridi, ndërsa Neymar spekulohet për një rikthim të mundshëm tek Barcelona.
Por, sot duke folur për “Canal Plus”, Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka folur për situatën e rinovimit me yjet e Parisit.
“Kontrata e Mbappe? Në përgjithësi jemi optimistë, ai ende ka një vit në kontratën e tij dhe vendimi i tij do të vijë me kohë”, tha Leonardo.
“Kontrata e Neymar? Të gjithë i dinë qëllimet tona. Nuk jemi me nxitim, marrëdhënia me të është e shkëlqyeshme, ne duam që kjo të ndodhë”, përfundoi Leonardo./Lajmi.net/
PSG director Leonardo to Canal Plus ??
– “Mbappé contract? We are generally optimistic. He still has a year on his contract. The time for the decision will come”.
– “Neymar contract? Everyone knows our intention. No rush. The relationship is great, we want to make it happen”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 24, 2021