Leo Messi lojtari më i dekoruar

Leo Messi nuk ndalet së thyeri rekorde në botën e futbollit. Messi është bërë lojtari më i dekoruar në histori të futbollit, së bashku me Dani Alves. Të dy tashmë numërojnë nga 43 tituj, përcjellë lajmi.net. Titullin e 43-të në karrierë, Messi e fitoi mbrëmë në barazimin (1:1) të PSG me Strasbourg, që në fund…

Sport

28/05/2023 12:53

Leo Messi nuk ndalet së thyeri rekorde në botën e futbollit.

Messi është bërë lojtari më i dekoruar në histori të futbollit, së bashku me Dani Alves. Të dy tashmë numërojnë nga 43 tituj, përcjellë lajmi.net.

Titullin e 43-të në karrierë, Messi e fitoi mbrëmë në barazimin (1:1) të PSG me Strasbourg, që në fund klubi parisien u shpall kampion i Francës.

Argjentinasi po ashtu është bërë golashënuesi më i mirë në histori në top-pesë ligat evropiane me 496 gola. Duke kaluar kështu Cristiano Ronaldon i cili kishte 495.

Messi pritet të largohet së shpejti nga Paris Saint Germain. E ardhmja e tij mund të jetë në Barcelonë, Arabi Saudite, apo edhe në Amerikë./Lajmi.net/