Leo DiCaprio rikthehet në një mashkull të pashëm (Foto)
Leonardo DiCaprio ka hequr mjekrën dhe tani është rikthyer në mashkullin e pashëm si më parë

ShowBiz
Roli për filmin ‘The Revenant’ ka bërë që të na marrë malli për fytyrën e pashme të aktorit Leonardo DiCaprio dhe flokët bjondë të tij.
Ai tani ka hequr mjekrën e madhe dhe flokët e gjatë dhe Hollywoodi ka rikthyer përsëri një fytyrë të bukur që i ka munguar prej kohësh, transmeton lajmi.net.
Aktori është paraqitur në një gala në New York ku ka nderuar editoren e shumë prej filmave të tij më të njohur, Thelma Schoonmaker./Lajmi.net