Lënia e dezinfektuesve të dorës në makina gjatë motit të nxehtë mund të shkaktojë zjarr
'Avujt e ndezshëm' lëshohen kur dezinfektuesit e duarve me bazë alkooli nxehen, shpjegon NHS.
Lifestyle
Dezinfektuesit e duarve me bazë alkooli mund të shkaktojnë zjarre nëse lihen në makina gjatë motit të nxehtë, paralajmëroi NHS, transmeton lajmi.net.
Në një paralajmërim të lëshuar nga NHS Properties Services dhe i shpërndarë në faqen e internetit të Shoqatës së Industrisë së Zjarrit, ajo shpjegon se organizata ka marrë “një numër raportesh që dezinfektuesit e duarve janë shkaku i zjarreve kur lihen në automjete në motin e nxehtë që Britania e Madhe po përjeton aktualisht”, shkruan Independent.
Ai gjithashtu përmban një grafik që tregon se kur temperatura është 25C jashtë, temperatura brenda një makinë mund të arrijë 55C. /Lajmi.net/