Lëngu i grejpfrutit të mbron nga sëmundjet e zemrës

Të pish një gotë me lëng gejpfruti çdo ditë do të bëni që enët e gjakut të qëndrojnë të shëndetshme, dhe gjithashtu do të keni më pak gjasa që të prekeni nga sëmundje të ndryshme të zemrës, thotë një studim i ri.

Lifestyle

07/07/2015 19:50

Shkencëtarët kanë identifikuar se kimikatet shëndet-rritës, të quajtura flavanone, që gjenden edhe në këtë frut, janë përgjegjëse për këto të mira shëndetësore.

Gjetjet, e botuara në revistën amerikane ‘Clinical Nutrition’, sugjerojnë se konsumimi i rregullt i lëngut të gejpfrutit mund të luaj një rol jetik në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, transmeton Lajmi.net.

Rezultatet nga një studim gjashtëmujor treguan se pas konsumimit të rregullt të lëngut, kishte një përmirësim të dukshëm në shëndetin e enëve të gjakut tek vullnetarët e studiuar.

Në një raport mbi gjetjet e tyre, një hulumtues tha: ”Konsumimi i rregullt i lëngut të gejpfrutit është i domosdoshëm sidomos nga njerëzit e moshave të mesme dhe nga gratë post-menopauzale, për arterie më të shëndetshme”.

Megjithatë, pacientët me sëmundje ekzistuese të zemrës duhet të kenë kujdes me pirjen e këtij lëngu, pasi që mund të ndërhyjë në medikamente.