Lenglet: Shpresoj të jem te Barcelona edhe për sezonin tjetër
Clement Lenglet është i vendosur të luftojë për një vend në formacionin bazë të Barcelonës.

Sport
Ylli francez, i cili aktivizohet në qendër të mbrojtjes, ka parë minutat e tij në rënie, pas ardhjes së Quique Setien në krye të stolit të Barcelonës.
Lojtari thuhet se mund të largohet gjatë merkatos së verës, por dëshira e tij është të mbetet në ‘Camp Nou’, së paku edhe sezonin tjetër.
“Kurrë nuk mund ta dish se çfarë sjell e ardhmja kur je një lojtar futbolli. Por, unë shpresoj të jem te Barcelona gjatë sezonit tjetër”, ka thënë Lenglet, transmeton lajmi.net.
“Do të varet shumë nga dritarja e transferimeve, kjo është periudhë speciale për klubet, por shpresoj të qëndroj”, shtoi francezi.
Samuel Umtiti është lojtari që ka zënë vendin e Lenglet, por edhe ai lidhet me një largim të mundshëm.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e Barcës për repartin e mbrojtjes. /Lajmi.net/