Lëndohet sërish Haaland, ja sa do të mungojë
Futbollisti i Borussia Dortmund është lënduar sërish.
Sport
Erling Haaland është treguar shumë i pafat pasi është lënduar sërish dhe do të mungojë disa javë, shkruan lajmi.net.
Futbollisti u rikthye javën e kaluar nga lëndimi i muskulit, zhvilloi dy ndeshje dhe është lënduar sërish.
Trajneri i Borussia Dortmund, Marco Rose në konferencën për shtyp para ndeshjes me Arminia Biefeld konfirmoi lëndimin e sulmuesit.
“Erling Haaland do të mungojë për disa javë shkaku i një lëndimi, shpresojë që ai të rikuperohet sa më shpejt pasi është futbollistë i rëndësishëm për ne”, tha trajneri i Dortmundit.
Një lajm shumë i keq ky për 21-vjeçarin që ishte duke kaluar në një formë fantastike, por tani do të mungojë për disa javë. /Lajmi.net/