Lëndohet Salah, largohet nga lista e Egjiptit

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është tërhequr nga skuadra e Egjiptit për kualifikimet e Kampionatit të Kombeve të Afrikës këtë javë pasi pësoi një dëmtim të këmbës.

Sport

13/11/2019 08:03

27-vjeçari u pa duke mbajtur kyçin e këmbës së majtë pas një dueli me Fernandinho gjatë gjysmës së parë ndaj Manchester Cityn në ‘Anfield’.

Ai ishte në gjendje të vazhdojë dhe shënoi golin e dytë  të Liverpool, përpara se të zëvendësohej përfundimisht pas 87 minutave, transmeton lajmi.net.

Salah pastaj u bashkua menjëherë me skuadrën e tij kombëtare për ndeshjet kundër Kenia dhe Ishujve të Komorisë siç ishte planifikuar. Por pasi u vlerësua nga fizioterapeuti i Egjiptit u vendos që ai të tërhiqet në mënyrë që të jepte më shumë kohë për lëndimin që shërohej.

Ekipi mjekësor thotë se është i njëjti dëmtim i këmbës i pësuar para një ndëryhyrje të vonë nga Hamza Choudhury i Leicester në fillim të muajit të kaluar.

Salah mbërriti në Egjipt në stërvitje të hënën dhe mezi priste të marrë pjesë, por dëmtimi i tij, sipas doktorit të Egjiptit Mohamed Abu-El Ela, i duhet kohë për t’u rehabilituar. /Lajmi.net/