Lëndohet një punëtor në Prizren, bie nga kulmi i shtëpisë
Në qytetin e Prizrenit një person është lënduar pasi ka rënë nga kulmi i një shtëpie.

Lajme
“Në rrugën ‘Kurrila’, në Prizren raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe për pasojë kishte pësuar lëndime trupore”, njofton policia.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët e punës, rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/