Lëndohet një person në aksidentin mes një veture dhe motoçiklete në lagjen Kalabria
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në lagjen Kalabria të Prishtinës. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë me targa vendore. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. “Rreth…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në lagjen Kalabria të Prishtinës.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë me targa vendore.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 19:00, në lagjen Kalabria, në Prishtinë ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti./Lajmi.net/