Lëndohet me mjete të forta një i mitur në Fushë Kosovë, Policia po e interviston një person

Një i mitur raportohet se është lënduar nga mjete të forta në Fushë Kosovë sot rreth orës 18:00. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besa Besë” ndërsa i mituri është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas Ahmetit, Policia po e interviston një person…

Lajme

15/12/2024 20:53

Një i mitur raportohet se është lënduar nga mjete të forta në Fushë Kosovë sot rreth orës 18:00.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besa Besë” ndërsa i mituri është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Ahmetit, Policia po e interviston një person që dyshohet të ketë qenë i përfshirë në rast.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.