Lëndohet Arnold

Mbrojtësi i krahut të Liverpool, Trent Alexander Arnold është lënduar.

Sport

18/03/2022 11:35

Liverpooli sot ka marrë një lajm të keq, pasi është lënduar një lojtar kyç i skuadrës, Arnold.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp i cili tha se lojtari nuk është ftuar për ndeshjen në Kupën FA ndaj Nottingham Forest, që zhvillohet në vikend.

“Do të mungojë disa javë. Nuk e dimë saktë sa do të jetë jashtë fushave, por është çështje javësh”, tha Klopp, transmeton lajmi.net.

Arnold nuk do jetë gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Anglisë, për ndeshjet e muajit mars./Lajmi.net/