Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren
Dy persona kanë marrë lëndime pas një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren. Siç ka njoftuar Policia, zjarri kishte përfshirë katin e parë të shtëpisë. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë njësiti i KEDS-it si dhe…
Lajme
Dy persona kanë marrë lëndime pas një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren.
Siç ka njoftuar Policia, zjarri kishte përfshirë katin e parë të shtëpisë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë njësiti i KEDS-it si dhe njësiti i urgjencës mjekësore, të cilët u kanë ofruar ndihmë mjekësore dy viktimave, të cilat janë asfiksuar nga tymi. Sipas ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se bazuar në deklaratën e viktimës, dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është i vlerësuar.
“Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit iniciohet rasti. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.