Lëndimi i Muriqit: Mallorcas pritet t’i mungojë ndaj Atletico Madridit dhe tri ndeshje tjera

Lëndimi i sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit do të jetë hendikep i madh edhe për skuadrën e tij, Mallorcan. Vedat Muriqi u lëndua në ndeshjen e fundit, kundër Izraelit, e zhvilluar të dielën e kaluar, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Bazuar në ekzaminimet mjekësore, Muriqi pati një dëmtim muskulor në pulpin e majtë, shkruan…

Sport

14/11/2023 20:14

Lëndimi i sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit do të jetë hendikep i madh edhe për skuadrën e tij, Mallorcan.

Vedat Muriqi u lëndua në ndeshjen e fundit, kundër Izraelit, e zhvilluar të dielën e kaluar, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Bazuar në ekzaminimet mjekësore, Muriqi pati një dëmtim muskulor në pulpin e majtë, shkruan lajmi.net.

Ai pritet t’i mungojë Mallorcas nga katër deri në gjashtë javë, njofton Marca.

Sulmuesi nga Prizreni pritet t’i mungoj ekipit ishullor kundër Atletico Madridit, Alavesit, Sevillas dhe ndeshjen e shtyrë kundër Cadizit.

Nëse vërtetohen këto parashikime do të ishte një goditje e rëndë për Javier Aguirre, pasi figura e Muriqit është e pazëvendësueshme.

Muriqi gjithashtu mbylli edhe kampanjën kualifikuese të Kosovës në Kampionatin Evropian 2024./Lajmi.net/